Taylor Swift, Foto: Facebook

Gratë e reja më liberale sesa ishin dekada më parë

Gratë e reja janë më liberale sesa ishin dekada më parë, bëhet e ditur në rezultatet e një analize të Gallup-it, bazuar në të dhënat e anketimeve të njëzetë vjetëve të fundit, raporton AP.

Gjatë viteve të kaluara, 4 në 10 gra ndërmjet 18 dhe 29 vjeçe i përshkruanin pikëpamjet e tyre politike si liberale, krahasuar me dy dekada më parë kur shifrat ishin 3 në 10.

Për shumë gra të reja, identiteti i tyre liberal nuk është vetëm etiketim i ri. Ato edhe ndajnë kohë me gra të reja që kanë pikëpamje liberale për mjedisin, abortin, lidhjet e racës dhe ligjet e armëve, ku shifrat kanë shënuar ndryshim dyshifror, ka treguar analiza e Gallup-it.

Gratë e reja “nuk është se po identifikohen si liberale sepse u pëlqen termi ose pse ndihen rehat me këtë referencë, ose pse respektojnë dikë që e përdor”, ka thënë Lydia Saad, drejtoreshë e rrjetit kërkimor për SHBA në Gallup. “Ato në të vërtetë janë më liberale në pikëpamjet e tyre aktuale”.

Organizimi rreth një grupi politik më koheziv me pikëpamje të qarta liberale do të mund t’i kthente gratë e reja në forcë të fuqishme politike, ka shtuar Saad. Megjithëse është e zorshme të spikatet se çka saktësisht i shtyn gratë e reja që të bëhen më liberale, dihet mirëfilli se ato ndihen të lidhura më fort me shumë çështje, që do të mund ta bënin më të lehtë për fushatat që t’i motivonin.

Gratë e reja tashmë janë një trupë elektorale që i ka shkuar për shtatë Partisë Demokratike në SHBA – të dhënat e “AP VoteCast” kanë treguar se 65 për qind e votueseve gra nën 30 vjeç votuan për demokratin Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020 – por nganjëherë janë më pak të besueshme kur vjen puna te dalja te kutitë e votimit.

Gratë e reja nisën të ndryshojnë pikëpamjet ideologjike prej grupeve tjera, përfshirë burrave ndërmjet 18 dhe 29 vjeç, grave mbi 30 vjeçe dhe burrave mbi 30 vjeç, gjatë presidencës së Barack Obamas.

Ai trend duket se është përshkallëzuar edhe më shumë së fundmi, për shkak të republikanit Donald Trump, lëvizjes #MeeToo dhe përpjekjeve përherë e më të suksesshme prej lëvizjes anti-abort për të vështirësuar qasjen në abort. Njëherësh, më shumë gra, kryesisht demokrate, janë zgjedhur në Kongres, si guvernatore dhe kongresiste shtetesh, duke iu ofruar grave të reja më shumë përfaqësim dhe modele rolesh në politikë.

Ndryshimi në identifikimin politik të grave të reja po ndodh në gjithë spektrin, ka treguar analiza e Gallupit, e jo vetëm te ndonjë nëngrup i caktuar identitar.

Mbështetja e Taylor Swiftit për kandidaten demokrate për presidente, Kamala Harris, të martën(10.09.2024) pas debatit kundër Trumpit, ilustroi një prej çështjeve ku gratë e reja kanë anuar kah e majta. Në njoftimin e saj në Instagram, Swift lavdëroi Harrisin dhe bashkëgaruesin e saj, Tim Walz, që janë kthyer në gardianë të mbrojtjes së të drejtave të riprodukimit.

Analiza e Gallup-it ka treguar se prej epokës së Obamas, gratë e reja kanë 20 për qind më shumë mundësi që të mbështesin të drejtat e abortit. Ka pasur një ngritje të theksuar edhe në mesin e grave të reja që kanë thënë se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë më e rëndësishme se rritja ekonomike, por rritja është spikatur edhe në mesin e grave të reja që kërkojnë ligje më të serta për armët.

Tani, ka thënë Saad, shumica solide e grave të reja kanë pikëpamje liberale për çështje si aborti, mjedisi dhe ligjet e armëve.

Gratë e reja janë “shumë të përbashkuara rreth këtyre çështjeve… dhe jo vetëm që kanë këso pikëpamjesh, por edhe nuk janë të kënaqura me vendin në këto fusha, dhe janë të shqetësuara për to”, ka thënë ajo. Saad ka shtuar se kjo mund të ndihmojë daljen më të madhe në zgjedhje.

“Keni super-shumica grash që kanë këso pikëpamjesh”, ka thënë ajo, dhe ato “janë të prira të aktivizohen për të votuar për këto çështje”.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com