Gratë afgane protestojnë kundër qeverisë talibane të përbërë vetëm nga burrat

Dhjetëra gra në Kabul dhe në provincën verilindore të Afganistanit, Badakhshan, kanë protestuar kundër formimit të një qeverie të përkohshme talibane, të përbërë nga burra, për të sunduar Afganistanin.

Siç raporton BBC, protestueset thanë se nuk do të pranonin një qeveri pa ministre gra, përderisa thuhet se disa gra u rrahën para se të shpërndaheshin protestat.

Organizata lokale e lajmeve Etilaatroz tha se disa nga gazetarët e saj u arrestuan dhe u rrahën për mbulimin e tubimit.

Talibanët, të cilët nuk u janë përgjigjur akuzave, paralajmëruan se protesta të tilla ishin të paligjshme.

Ata kanë thënë se protestuesit kishin nevojë për leje për të marshuar dhe nuk duhet të përdorin atë që ata e quajtën gjuhë abuzive.