Graqanicë, burri në gjendje të dehur sulmon fizikisht gruan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në  Graqanicë pasi i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gruan, mbrëmë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Kryeshevë të Klinës.

Dyshohet se burri ka sulmuar fizikisht gruan.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.