Graqanicë, arrestohet i dyshuari pasi rrahu gruan

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar dje pasdite në Graqanicë pasi i njëri ka rrahur gruan e tij.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Viktima ka raportuar se është ushtruar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuarit  është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.