
Granata dore, uniforma ushtarake - KFOR-i amerikan i has në një mulli të braktisur në Banjskë
Policia e Kosovës njofton se është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara në fshatin Rekë e Banjskës në Zveçan.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes më 07.03.2025 rreth orës 18:00 ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës së gjatë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime.
Më 28.02.2025, Policia e Kosovës gjatë një operacioni në fshatin Rodel të Leposaviqit kishte gjetur armë, municion eksploziv.
Një pushkë, kondak pushke, 19 fishekë për pistoletë, një çantë me 49 fishekë për armë të gjatë, një palë dylbi për snajper, 11 fishekë për armë gjuetie, një çantë me katër karikatorë të zbrazët, një pjesë për tytë, një kuti me vaj – ishin disa nga provat të cilat janë gjetur gjatë këtij aksioni.