Grafitet në veri të Kosovës. Foto: Kossev

Grafite të reja në veri të Kosovës, bëhet thirrje për rezistencë

Veriu i Kosovës është zgjuar mëngjesin e sotëm me grafite të reja nga e ashtuquajtura ‘Brigada Veriore’.

Portali kosovar në gjuhen serbe Kossev, raporton se shkronjat me ngjyrë të kuqe, blu dhe të bardhë janë të dukshme pranë monumentit të Princit Llazar, në pjesën e sipërme të shëtitores kryesore dhe një pjesë të rrugës kryesore në Mitrovicë.

“Nga data 21.11. është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Sever” – është mesazhi i grafiteve.

Kujtojmë që pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale, në veri të Kosovës qytetarët atje janë larguar nga institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjykatat, prokuroritë, administrata, si dhe komuna.

Lista Serbe gjithashtu i ka dorëzuar mandatet e deputetëve, ndërsa dorëheqje ka pasur edhe nga përfaqësuesit në KQZ, si dhe në Doganën e Kosovës.

Grafitet në veri të Kosovës. Foto: Kossev
Grafitet në veri të Kosovës. Foto: Kossev