Ilustrim

Graçanicë, vidhen para dhe dokumente brenda një shtëpie

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të mërkurën në Graçanicë.

Siç njofton Policia e Kosovës, një person i panjohur ka thyer një dritare të një shtëpie dhe ka depërtuar brenda.

Sipas ankuesve nga shtëpia iu kanë vjedhur para të gatshme si dhe dokumente te tyre personale.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe janë duke e hetuar rastin.