Ilustrim

Graçanicë, ua mori mbi 30 mijë euro në këmbim që të përfitojnë grante nga ministria

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona se janë mashtruar nga një person i cili ua ka marr mbi 30 mijë euro para, në këmbim që ata të përfitonin grante nga ministria.

Rasti ka ndodhur në komunën e Graçanicës.

Sipas policisë i dyshuari gjendet në arrati.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.