Foto: Ilustrim

Graçanicë, tentim vjedhje në pompë të derivateve

Dy burra janë arrestuar dje për një tentim vjedhje në pompë të derivateve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Graçanicë.

Poashtu, që të dy gjatë veprimeve të ndërmarrura nuk e kishin respektuar masën e sigurisë ndaj COVID-19.

Pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim policor.