Graçanica (Ilustrim)

Graçanicë, të dyshuarit me kallashnikov prezantohen si policë

Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, nga një veturë me targa vendore, me dritë rrotative, ka dalë një person i cili është prezantuar si polic dhe i ka kërkuar dokumentet.

Sipas policisë, më pas viktima e ka njohur njërin nga dy të dyshuarit i cili në dorë kishte një kallashnikov.

Rasti ka ndodhur në fshatin Çagllavicë të Graçanicës, dje rreth orës 17:50.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Policia rastin e ka cilësuar si prezantim i rrejshëm.