Graçanicë, qytetarja raporton se nga shtëpia iu vodh kuleta

Një vjedhje është raportuar të ketë ndodhur në Graqanicë, mes datave 22 dhe 23 tetor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetare ka raportuar se në shtëpinë e saj kanë hyrë persona të panjohur me forcë.

Ajo ka raportuar se i janë vjedhur portofoli dhe një shumë të hollash.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante. Rasti nën hetime”-ka njoftuar Policia.