Graçanicë, qytetari raporton vjedhjen e dy baterive nga pajisja e internetit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ankuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur dy bateri.

Sipas Policisë të dyshuarit kanë dëmtuar një kuti të metalit ku gjenden pajisje për internet dhe nga aty kanë vjedhur bateritë.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja thuhet se ka ndodhur në fshatin Çagllavicë të Graçanicës dje rreth orës 14:00.

Tutje Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar.

Vjedhja llogaritet të jetë vepër penale dhe dënohet në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Neni 313 i këtij kodi thotë se kushdo që personit tjetër ia merr pasurinë e cila vlerësohet në shumën prej 50 euro apo më shumë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.