Graçanicë, në drejtim të një shtëpie hedhet shishe që dyshohet se kishte substancë të lëngshme

Sonte rreth orës 20:00, në fshatin Kishnicë të Graçanicës në drejtim të një shtëpie, është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme, e cila sipas Policisë ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Me datën 06.11.2022, rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë, në drejtim të një shtëpie, është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme e cila ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme”- tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, nuk raportohet për pesona të lënduar e as për dëme materiale.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit menjëherë ka ndërmarrë  veprimet hetimore preliminare  të cilat aktualisht sugjerojnë  që rasti është i izoluar  në vetvete dhe të gjitha indiciet orientojnë në drejtim të tillë” – ka shtuar ajo për KALLXO.com.