
Graçanica (Ilustrim)
Graçanicë, makina godet rrethojën e një shtëpie, një person pëson lëndime
23.5.2022 - 11:15
Më datë 22 maj rreth orës 09:00 ka ndodhur një vet aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në Graçanicë ku e përfshirë ka qenë një makinë në lëvizje.
Sipas policisë, drejtuesi i i automjetit, shtetas Hungarez, nga pakujdesia ka goditur rrethojën e një shtëpie, pronë e ankuesit me shtetësi të Kosovës.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar një pasagjer, derisa rasti është nën hetime.