Graçanicë, kanoset dhe sulmohet zyrtari policor për një kundërvajtje

Një person dyshohet se ka kanosur zyrtarin policor në Graçanicë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur derisa i dyshuari ishte në stacion policor për një kundërvajtje.

Në njoftim thuhet se i njëjti ka bërë sjellje arrogante duke sulmuar dhe kanosur zyrtarin policor.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje, më 18 tetor 2021.