Policia në Graçanicë - Foto: Arkiva/KALLXO

Graçanicë - Gruaja sulmohet nga dy burra

Dy burra janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi njëri e ka sulmuar fizikisht një grua si dhe tjetri të njëjtën e ka sulmuar seksualisht.

Rasti ka ndodhur në Graçanicë, të premten rreth orës 19:20.

“Ankuesja ka raportuar se ka pasur një ngacmim seksual nga i dyshuari mashkull kosovar. Po ashtu sipas viktimës, e njëjta është sulmuar nga personi tjetër mashkull kosovar dhe ka marrë lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.