Graçanicë, burri raporton vjedhjen e makinës dhe një shume parash

Një burrë nga Graçanica ka raportuar se dje në orën 03:00 pas mesnatës, nga disa persona të panjohur i është vjedhur makina me targa vendore.

Sipas raportit Policor, përpos vjedhjes së makinës, të njëjtit i kanë depërtuar me forcë në shtëpi dhe i kanë vjedhë edhe një çantë dore me dokumente personale dhe një shumë parash.

Nga Policia tutje potencohet se rasti është duke u hetuar.