Graçanicë, bllokohet rruga kryesore, krijohen kolona të gjata në rrugët alternative

Kolna të gjata janë krijuar në rrugët alternative që çojnë në rajonin e Anamoravës.

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën kryesore për në Graçanicë pasi atje sot serbët festojnë Vidovdanin.

Në fotografitë që lexuesit e KALLXO.com kanë dërguar, shihen kolona të gjata.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se forcat e rendit po kryejnë detyrat sipas autorizimeve.

“Nuk ka diçka te veçantë përveç një fluks me i madh se zakonisht për shkak te Vidovdanit. Policia konform autorizimeve që ka, po kryen detyrat e saj”, deklaroi ai.

Edhe në Gazimestan sot janë parë serbë nga Kosova e Serbia të cilët janë mbledhur për të festuar Betejën e Kosovës.

Gazimestan, serbë nga Kosova e Serbia mblidhen për Betejën e Kosovës