Foto: Ilustrim

Grabitjet në Ferizaj, arrestohet një grup prej katër personave

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë dites


Policia e Kosovës ka arrestuar një grup prej katër personave, që dyshohen se ka kryer disa grabitje në rajonin e Ferizajt.

Sipas Policisë së Kosovës ata dyshohen se kanë kryer 5 grabitje.

Pas arrestimit, në shtëpinë e dy prej të dyshuarve, policia ka konfiskuar dy pistoleta me 22 fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.