Ilustrim

Grabitje nga persona të maskuar në një lokal në Prishtinë

Persona të maskuar kanë kryer grabitje në një lokal në Prishtinë. Viktima ka raportuar se deri sa ka hapur lokalin ku punon pa papritmas janë futur brenda dy persona të maskuar.

Sipas policisë nga e dëmtuara  nën kërcënimin e mjetit të mprehtë, të dyshuarit  kanë arritur të grabisin para të gatshme. Ngjarja ka ndodhur ne mëngjesin e 22 prillit rreth orës 06:45.

Me pas të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore.