Foto: Ilustrim

Grabitje nën kërcënimin e thikës në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, një grua ka raportuar se derisa ishte në vendin e saj të punës, në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë, dy persona të panjohur nën kërcënimin e thikës, i kanë grabitur 400 euro para të gatshme.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.