Foto-ilustrim

Grabitje nën kërcënimin e armëve në Tiranë, Policia bllokon hyrje-daljet e qytetit

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur sonte rreth orës 21:50 në një zyrë postare private, në Tiranë.

Sipas Policisë së Shtetit, personat kanë grabitur një sasi lekësh dhe janë larguar me një motoçikletë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës janë ngritur pika kontrolli.

Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.