Ilustrim

Grabitje nën kërcënimin e armëve në Postën në Breg të Diellit

Një tjetër grabitje e armatosur ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Raportohet se grabitja ka ndodhur në objektin e PTK-së, në lagjen Bregu i Diellit.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në objektin e PTK-së, në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë”, thonë nga Policia e Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur se pas marrjes së informacionit Policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona të dyshuar.

Lidhur më këtë rast Policia ka iniciuar një hetim dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.