
Grabitje nën kërcënimin e armës në Prizren, i dyshuari mori një shumë të parave
27.1.2023 - 17:42
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren.
Sipas Policisë, një person me maskë dhe i armatosur ka hyrë në një mikro-bankë dhe ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.
Ankuesja, punëtore e mikro-bankës ka raportuar se i dyshuari ishte i maskuar dhe i armatosur.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe dëshmitë. Po ashtu, njësi të ndryshme kanë dalë në terren në kërkim të të dyshuarit.