Grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinës

Një grabitje ka ndodhur dje në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur një personi 90 euro, celularin, kuletën dhe një tabletë të kompanisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.