Prishtinë: Rikthehen grabitjet me maska

Një grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:20.

Sipas Policisë, viktima e gjinisë femërore ka raportuar se  derisa ka qenë duke punuar në barnatore, një person i panjohur i  maskuar dhe nën kërcënimin e armës nga arka i ka grabitur një shumë parash rreth 200-400 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Grabitja ka ndodhur në një barnatore në rrugën “Bill Clinton”.