Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Grabitje nën kërcënimin e armës në mes të ditës në Prishtinë

Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka qenë viktimë e një grabitje të enjten në Prishtinë, në mes të ditës.

Ai ka raportuar në Policin se i janë grabitur para nga një i dyshuar, i cili kishte armë në dorë, më 24.10.2024, rreth orës 13:26 në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është në procedurë hetimore dhe për të është njoftuar edhe prokurori.