Foto: Ilustrim

Grabitje nën kërcënim të thikës

Një burrë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një person i panjohur, derisa ka qenë në rrugë, nën kërcënim të thikës i ka grabitur një shumë të parave.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.

Tutje në raport potencohet se, i dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.