Grabitje nën kërcënim të thikës në Vushtrri

Një pompë derivatesh ka qenë cak i hajnave rreth një orë më parë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, të dyshuarit nën kërcënimin e thikës kanë grabitur para në një pompë derivatesh në fshatin Stanovc.

“Rreth orës 21:00,  është raportuar se persona të dyshuar   nën kërcënimin  e thikës kan grabitur një sasi të hollave nga një punëtor i një pompe derivatesh, në fsh Stanovc të Vushtrrisë . Njësitë përkatëse policore jan duke u marrë me rastin”, ka thënë Zahiti për KALLXO.com.