Foto-ilustrim

Grabitje nën kërcënim të armës në pompë të derivateve në Fushë-Kosovë

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në një pompë derivatesh në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë, grabitja ka ndodhur në Rrugën e Pejës, në Bresje, më 31 tetor rreth orës 2:30.

Dy viktimat kanë raportuar se deri sa kanë qenë në vendin e tyre te punës në një pikë të derivateve, një person i panjohur nën kërcenim të armës (revoles) ua ka marrë një shumë të parave.

Sipas viktimave, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Rasti, i cili po trajtohet si grabitje, është duke u hetuar.