
Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com
Grabitje në Prishtinë, punëtori raportoi se i grabitën telefonin dy persona të maskuar
28.5.2023 - 12:05
Të maskuar e me thikë dyshohet se i grabitën telefonin një punëtori të një pike të karburanteve në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm.
Punëtori ka qenë duke punuar ndërsa dy persona njëri prej tyre me thikë ka hyrë dhe duke e kërcënuar i kanë grabitur telefonin.
Të dy personat më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është duke u trajtuar ndërsa policia nuk ka dhënë detaje nëse kanë arritur që të bëjnë identifikimin e personave të dyshuar.