Grabitje në Prishtinë, punëtores i vjedhin pazarin ditor

Një grabitje  me armë ka ndodhur dje në rrugën “Enver Maloku” në  Prishtinë mbrëmë.

Policia ka njoftuar  se në  një lokal dy persona të armatosur dhe të maskuar (maskë dhe kapelë) kanë hyrë në lokal dhe i kanë hedhur sprej në sy një  gruaje.

Gruaja e cila është  sulmuar ka raportuar se nga lokali është  vjedhur pazari ditor në vlerë prej 100 eurosh dhe çanta e saj në të cilën përveç dokumenteve të saj kishte edhe 40 euro.