
Grabitje në Prishtinë - Policia jep detaje
Policia e Kosoves ka njoftuar se një institucion mikrofinanciar është grabitur në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë, më 13.02.2025, rreth orës 16:00.
Për KALLXO.com, kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, dyshohet se është vjedhur një shumë e parave.
“Sot, rreth orës 16:00, është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Robert Doll’, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit Policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet se një person i dyshuar, nën kërcënim të armës, ka grabitur një shumë parash.” – tha Ahmeti.
Aktualisht Policia thotë se po kryen veprimet e nevojshme policore, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe identifikimin e arrestimin e personit të dyshuar.