Grabitje në pompën e benzinës në Pejë nën kërcënimin e thikës e sprejit

Një grabitje ka ndodhur pas mesnate brenda një pompe të derivateve në Pejë.

Sipas njoftimit, dy viktimat, punëtorë të pompës së derivateve, kanë njoftuar se dy persona të panjohur nën kërcënimin e sprejit dhe thikës kanë grabitur cigare dhe kanë ikur në drejtim të parkut të qytetit.

Viktimat ë rastit kanë pësuar lëndime trupore dhe të  njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori.