Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Grabitje në një pompë të benzinës në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi që i njëjti po dyshohet se ka grabitur një shumë prej 400 eurosh në një pompë derivatesh.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se i dyshuari paratë i kishte grabitur nga një punëtor.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë pak pas mesnatës së ditës së djeshme.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Me vendim të këtij të fundit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se pas disa hetimeve lidhur me disa raste të tjera të grabitjeve kanë arrestuar dy të dyshuar njëri nga ta i mitur.

Të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.