Ilustrim

Grabitje në një pompë derivatesh në Prishtinë

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 3:40 të mëngjesit.

Ankuesi ka raportuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivative, dy persona të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë, kanë arritur të marrin nga arka para të gatshme në vlerë rreth 225 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk raportohet për të lënduar.