Foto: Ilustrim

Grabitje në një pompë derivatesh në Lipjan

Në fshatin Poturovc të Lipjanit të premten ka ndodhur një grabitje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 ndërsa sipas Policisë së Kosovës, janë grabitur edhe një shumë e parave.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se për deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur mbi 400 euro para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.