Grabitje në një lokal në fshatin Besi

Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në fshatin Besi.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për KALLXO.com se dyshimet janë grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para  janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar zyrtarja policore.

Sipas saj, aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.​