Grabitje në një dyqan në lagjen Mati 1 në Prishtinë

Sonte rreth orës 20:30 është raportuar për një grabitje në një dyqan në lagjen Mati 1, në Prishtinë.

Sipas Flora Ahmetit nga Policia e Kosovës, bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar, të cilët sipas Policisë, më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Sipas Ahmetit, Policia ka inicuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e vepriemve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.