Ilustrim

Grabitje në Lipjan, të dyshuarit me armë morën para e gjëra të vleshme

Tre persona sipas raportit ditor të policisë dyshohet se kanë kryer një grabitje gjatë ditës së djeshme në Komunën e Lipjanit.

Policia ka njoftuar se është informuar nga një burrë dhe një grua këta të fundit viktima të rastit, ku kanë shpjeguar se nën kërcënimin e armëve janë grabitur nga tre persona.

Sipas raportit ditor, dy viktimat kanë thënë se tre personat u kanë grabitur para të gatshme dhe gjëra të vleshme.

Sipas viktimave të dyshuarit pas kryerjes së veprës penale janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.