Ilustrim

Grabitje në Kaçanik, e lidhin viktimën dhe nën kërcënimin e thikës ia marrin kasafortën

Një rast i rëndë i grabitjes ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22: 00 në fshatin Gjurgjedell të Kaçanikut.

Sipas Policisë, ankuesja ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj, e kanë lidhur me lidhëse plastike, e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë e kanë detyruar të tregojë vendin e kasafortës.

Të dyshuarit kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti, i cili po trajtohet si grabitje, vazhdon të hetohet.