foto: Ilustrim

Grabitje në Graçanicë, drejtuesi i veturës nxirret me forcë jashtë

Një grabitje që i ngjan skenave të filmit ka ndodhur para dy ditëve  në fshatin Susica të Graqanicës.

Një person ka raportuar se derisa ishte në veturë, katër persona të panjohur, kanë hapur dyert e veturës dhe me forcë kanë nxjerrë jashtë.

Sipas raportuesit, të dyshuarit i kanë vjedhur një telefon, kartelën bankare, dokumentet personale të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Në bazë të raportit të policisë nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.