Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Grabitje në filialin e një institucioni mikrofinanciar në Prishtinë

Sot në kryeqytet është grabitur filiali i një institucioni mikrofinanciar.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë rreth orës 13:00.

“Pas marrjes së informacionit Policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para  janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha ai.

Tutje Borovci ka thënë se për këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.”, tha ai.