Grabitje me maska në barnatore në Prishtinë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur brenda një barnatore në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se grabitja ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

Rasti është raportuar nga punëtorja e barnatores, e cila ka deklaruar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e saj të punës, në barnatore ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur, i cili nën kërcënimin e armës ka arritur të grabisë paratë e gatshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, por nuk raportohet për persona të arrestuar.