Grabitje me armë zjarri në një lokal në Prishtinë (FOTO)

Para pak minutash ka ndodhur një grabitje me armë zjarri në një lokal në Prishtinë.

Sipas burimeve të KALLXO.com, grabitja ka ndodhur në një lokal afër ‘Rrethit të Flamurit”.

Sipas fotografive të cilat i posedon KALLXO.com, shihet se Policia e Kosovës ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ende nuk është raportuar nëse ka persona të lënduar dhe për detaje të tjera.