Ilustrim

Grabitje me armë në termocentralin Kosova A , sulmohet punëtori

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në termocentralin Kosova A në Obiliq

Policia ka njoftuar se rreth orës 18 kanë pranuar raportim nga një punëtor i KEK-ut lidhur me grabitjen.

Arkëtari kishte deklaruar në polici  se dy persona të maskuar dhe të armatosur njëri me revole dhe tjetri me një thikë, e kanë sulmuar dhe i kanë grabitur 600 euro.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. Policia ka iniciuar rastin”, tha Krasniqi