Ilustrim - Foto nga një rast i grabitjes në Prishtinë - Ilustrim

Skemë e re e grabitjesh shfaqet në Prishtinë, grabitësit djegin makinën

Një formë e re e grabitjeve ka nisur të shfaqet në rrethin e Prishtinës. Një qytetarë ka raportuar në polici se në afërsi të fshatit Shkabaj të Prishtinës disa persona i kishin bllokuar rrugën me makinë e më pas e kanë grabitur.

Raporti i policisë për ngjarjen përshkruan se persona të armatosur kishin dalë nga makina e cila kishte bllokuar rrugën dhe i kishin marrë viktimës portofolin dhe dokumentet personale.

Ngjarja sipas policisë ishte zhvilluar nën një urë ndërsa policia ka sqaruar se të dyshaurit më pas e kanë djegur veturën e tyre në hyrje të Autostradës Prishtinë-Prizren.

“Vetura e djegur dhe vetura  e viktimës janë konfiskuar për ekzaminime forenzike. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin policor.

Vendi është duke u përballur me numër të madh të grabitjeve me armë kryesisht në institucione financuare dhe në biznese ndërsa rasti i Shkabajt shënon rast të ri të grabitjeve në rrugë të cilat nuk janë të shpeshta.