Foto: Ilustrim

Grabitje me armë në një pompë derivatesh në Ferizaj

Janë grabitur rreth 2,800 euro në një pompë derivatesh në fshatin Gërlicë të Ferizajt, nën kërcënimin e armës.

Shumën e parave që janë vjedhur, e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Kurse, sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 23:34.

Policia është informuar nga dy punëtorë të pompës të cilët kanë treguar se i dyshuari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës pas daljes në vendin e ngjarjes ka raportuar se nuk ka të lënduar dhe rasti është duke u hetuar.