Ilustrim

Grabitje me armë në një pompë benzinë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e parë të mëngjesit në fshatin Slivovë të Ferizajt, në një pompë benzine është futur një person i maskuar dhe i armatosur dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur 600 euro dy telefona celular.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari pasi që kishte kryer grabitjen, ishte larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës raporton se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast.