Grabitje me armë në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Grabitja dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.

“Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”- ka thënë ajo.